Brenda një periudhe të shkurtër kompania Nokia ka paraqitur dy telefona të stilizuar të modelit 8800 - Gold Arte dhe Princess.
Telefoni Nokia 8800 Gold Arte posedon maskë nga ari i pastër së bashku me shtojcat e ngjyrës së bardhë nga pjesa e përparme dhe e prapme paraqet një dhuratë luksoze.
Ai vjen me kapacitet të memories prej 4 gigabajt, prandaj në të mund të vendosni muzikën, fotografitë dhe videot dosjet e preferuara. Në të gjendet edhe ekrani QVGA, kamera prej 3 megapikselash, mbështetja Bluetooth dhe të gjithë ato që i përmbajnë modelet e mëhershme 8800.
Kur bëhet fjalë për versionin e dytë të modifikuar, nën emrin Nokia 8800 Princess Edition, karakteristikat teknike janë të njëjta sikur tek modeli “i artë”.
Modeli Princess nga ai Gold sipas dizajnit dhe faktit se është i dekoruar me një varg diamantesh prej 8.2 karatësh, të cilët janë të shtrirë nëpër pjesën e tij të përparme dhe anash.
Në rast se nuk dëshironi të keni probleme me sistemin kardiovaskular do të ishte mirë që të evitoni leximin e rreshtave të cilët kanë të bëjnë me çmimin e këtyre telefonave!
Modeli Nokia 8800 Gold Arte kushton 1.350 dollarë amerikanë që është deri diku i përballueshëm, por çmimi prej 18.000 dollarëve amerikanë për Nokian 8800 Princess Edition është i atillë që vetëm princeshat (edhe ndokush tjetër aty-këtu) do të mund t’ia sigurojnë vetes.