Kryeministri britanik Gordon Brown premtoi se do të krijojë së paku 100.000 vende të reja të punës, përmes investimit të dhjetëra mijëra paundëve në projekte infrastrukturore.
Paratë do të shfrytëzohen gjatë dy viteve të ardhshme për arsim, transport dhe projekte tjera të lidhura me infrastrukturën në Britani, transmetojnë sot agjencitë perëndimore.
"Vetëm ndërtimi i shkollave të reja do të japë punë për 100.000 persona", deklaroi Brown.
Numri i personave të papunë në Britani të Madhe shënoi rritje prej 757.000 në tetor në 1,07 milionë në nëntor.
"Nuk mund të them se papunësia nuk do të rritet. Ajo që mund ta lajmëroj është se do të bëjmë çmos që t`u ndihmojmë të interesuarve", deklaroi kryeministri britanik.
Ai i mbrojti masat për ndihmë bankave në kushte të krizës globale, por jo edhe sipërmarrjeve tjera, të cilat për arsyet e njëjta hasën në probleme.