Vendimi i presidentit amerikan, George Bush për ta përfshirë Kosovën në shtetet e privilegjuara, që do të eksportojnë mallra në këtë vend pa doganë, është një vendim për t'u mirëpritur nga aspekti politik, por nga ana ekonomike prodhuesit kosovarë nuk kanë se çfarë produkte t'i ofrojnë tregut më të madh në botë.
Eksportet e Kosovës, të cilat mezi arrijnë shifrën prej 100 milionë euro në vit, përbëhen kryesisht nga eksporti i mbeturinave të hekurit dhe metalit 49 për qind, produkteve minerale, pije dhe ushqime.
Ekspertët e ekonomisë thonë se për momentin Kosova nuk ka se çfarë të eksportojë, por ky vendim e presidentit amerikan, duhet t'i obligojë ata që të investojnë më shumë për ti bërë produktet e tyre sa më cilësore.
“Definitivisht për momentin Kosova nuk ka se çfarë të eksportojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha sekretari për marrdhënie me jashtë i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Por sipas tij, ky vendim i hap rrugë eksporteve për në të ardhmen, por në të njëjtën kohë është ngarkesë për prodhuesit vendas që të investojnë për të arsyetuar besueshmërinë që na është dhënë në këtë rast nga SHBA.
“Duhet të bëhen investimet shumë të mëdha. Në të ardhmen mund të eksportojmë produktet bujqësore, ushqimore etj. në këtë shtet", tha ai.
Ky vendim mund të shërbejë edhe për investitorët e jashtëm të ardhshëm, të cilët mund të zgjedhin Kosovës si vend ku do ta instalonin prodhimin e tyre, ndërkohë që do ta kishin të hapur tregun amerikan për prodhimet e tyre.
SHBA përfshiu Kosovën në të ashtuquajturin GSP (Sistemi Gjeneral i Preferencave), i cili është krijuar nga Kongresi Amerikan me qëllim që t'u shërbejë si një urë ndihmëse vendeve në zhvillim derisa ato rrisin pjesëmarrjen e tyre në sistemin global të tregut.
Kjo njëkohësisht u ndihmon edhe konsumatorëve dhe industrisë amerikane të zgjerojnë mundësinë e tyre të zgjedhjes. /Telegrafi/