Kriza ekonomike globale ka kapluar botën dhe Kosova nuk është imune ndaj kësaj krize, kështu kanë vlerësuar Socialdemokratët gjatë një konference të mbajtur për shtyp.
Me anë të një komunikate të lëshuar për shtyp socialdemokratët kanë shprehur shqetësimin rreth mënyrës se si qeveria po e trajton dhe po i qaset efekteve të mundshme të krizës globale në ekonominë e Kosovës, përderisa të gjitha vendet afër apo larg Kosovës, mobilizohen me të gjitha potencialet më kreative që kanë, formojnë ekipe profesionale mobile, marrin masa konkrete për parandalimin dhe tejkalimin e problemeve si rrjedhojë e krizës.
"Fatkeqësisht, ne nuk po shohim asnjë veprim të qeverisë në këtë drejtim dhe çka është më shqetësuese deklarohen se Kosova nuk mund të preket nga kjo krizë. Ne socialdemokratët mendojmë se Kosova veç është prekur nga kjo krizë duke marrë për shembull fondi pensional i cili ka humbur 120 milion në kohët e fundit dhe mund të vazhdojë të preket edhe në të ardhmen".
Sipas socialdemokratëve kriza globale mund të ndikohet drejtpërdrejt në Kosovë duke pas parasysh se vendi ynë ka 1.7 miliard euro të deponuara jashtë vendit.
Në komunikatë po ashtu thuhet se prononcimet e zyrtarëve të BQK-së se depozitat e qytetarëve nuk janë të investuara jashtë vendit, nuk janë të vërteta përkundrazi janë dezinformuese.
"Edhe përkundër se depozitat kanë shënuar rritje të vazhdueshme disa prej tyre janë të deponuara në banka perëndimore të cilat seriozisht janë prekur nga kriza globale financiare dhe mund të humbin".
Socialdemokratët kanë vlerësuar se kriza financiare indirekt prek vendin tonë marrë parasysh faktin se sa i përket disporës shumë bashkatdhetarë tonë punojnë në kompani ndërtimore, shërbyese, automobilistike dhe në kompani të tjera të cilat tashmë janë të prekura nga kriza globale dhe prurjet e tyre në Kosovë janë më të vogla; mund të humbin vendet e punës dhe nuk sjellin të ardhura në Kosovë.
"Privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe shitja e e këtyre asetsve është drejtpërdrejt e varur nga kjo krizë. Çdo shitje tani do të kishte efekt negativ në vlerën dhe çmimin i cili do të ofrohej dhe Kosova do të dëmtohej drejtpërdrejt.
Socialdekomkratët kanë dhënë disa rekomandime për qeverinë ë Kosovës në mënyrë që të përmirësojnë qasjen ndaj kësja krize duke vlerësuar se duhet monitoruar të gjitha të hyrat nga të gjitha burimet në vend si dhe sektorin bankar në baza ditore, rezerva e stabilizimit në Buxhet duhet të mbrohet dhe nëse është e mundur të rritet nga çdo e hyrë e pashpenzuar si dhe tërheqja e parave nga jashtë dhe sjellja e tyre në Kosovë dhe themelimi i Bankës për zhvillim të Kosovës ose një Fondi Zhvillimor të Kosovës, praktikë të cilën e kanë të gjitha shtetet rreth nesh. /Telegrafi/