I paralajmëruar në fillim të muajit qershorit në panairin teknologjik WWDC, aplikacioni i TomTom për navigacion në iPhone tanimë është në shitje.
Prodhuesi i pajisjeve të navigacionit TomTom ka lëshuar në shitje nëpërmes iTunes aplikacionin për pronarët e pajisjeve iPhone 3G e 3GS. Aplikacioni ofron navigacion të plotë turn by turn, navigacion me zë dhe pamje të njohur siç mund ta gjejmë edhe tek pajisjet e veçanta të navigacionit.
Programi përdorë edhe teknologjinë e re të përcaktimit të rrugës më të shkurtër të emëruar IQ Routes, e cila bazohet në përvojat e vet përdoruesve, e jo vetëm në bazë të përllogaritjes së largësisë më të shkurtër.
Aplikacioni i TomTom kushton 99 dollarë. Në paketë vijnë hartat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, derisa hartat e Evropës, Australisë dhe Zelandës së Re mund të blihen ndaras.