Kate Winslet ka qenë e frikësuar gjatë xhirimeve të filmit "Revolutionary Road", pasi që regjisor i filmit ishte burri i saj, Sam Mendes.
Aktorja kishte pasur dëshirë të madhe të punonte me burrin e saj, mirëpo pasi kishte fituar rolin ishte frikësuar se do të zihej me të gjatë xhirimeve.
“Ka pasur momente kur frikësohesha se do të kemi konflikte gjatë xhirimeve, miro Sam më thoshte se gjithçka do të shkojë mirë. Dhe fatmirësisht ashtu ndodhi”, ka thënë aktorja e filmit “Titanic”.