Ylli i muzikës pop, Madonna, e cila u divorcua nga burri i saj Guy Ritchie nё muajin nëntor, dëshiron tё adoptojё edhe njё fёmijё.
Kёngёtarja pritet tё shtojё nё familjen e saj edhe njё fёmijё nga Malawy, 4-vjeçaren Mercy James, gjyshёt e tё cilёs janë tepër tё varfër pёr t’u kujdesur pёr tё. 50-vjeçarja raportohet se tashmё ka nënshkruar letrat e adoptimit.
“Fakti qё ajo do tё largohet nga ne na thyen zemrën, por adoptimi ёshtё gjёja mё e mirё pёr tё”, ka thanё gjyshi i Mercy, Saxon Maunde.