Duket se Bugatti megjithatë nuk ngopet me versionet e reja të modelit Veyron. Pas Pur Sang, Bleu Centenaire, Sang Noir e Fbg by Hermes, Bugatti po përgatitet të lansojë edhe versionin më ekskluziv deri më tani - Grand Sport Sang Bleu.
Siç edhe e përshkruan emri, Veyron me “gjak të kaltër” është i bazuar në modelin Grand Sport, që kur merret parasysh se do ta prodhojë vetëm në 20 njësi të Grand Sport e bëjnë edhe më ekskluziv.
Edhe pse automjeti nga aspekti mekanik nuk dallon nga versioni standard Grand Sport, Sang Bleu megjithatë dallohet nga lyerja e jashtme me dy ngjyra. E argjendta si deri më tani i takon pjesëve nga alumini, derisa e kaltra mbretërore mbulon pjesët nga fijet karbonike.
Sang Bleu për më shumë dallohet edhe nga thithësit e pasmë të ajrit dhe me mbulesat speciale të aluminit. Në Bugatti nuk e kanë përmendur se në sa njësi do të prodhojnë këtë version dhe as sa do të jetë çmimi i tij, prandaj është lehtë e mundur që të prodhohet edhe vetëm një njësi unike. Natyrisht, nëse del vetëm një mund të imagjinojnë se vetëm ata me xhepa shumë të thella do ta bëjnë për veti.