Pavarësisht shkurtimit rekord të prodhimit të naftës nga ana e organizatës së vendeve prodhuese të naftës OPEK, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare sot po rri pezull në 40 dollarë për barel.
Nafta e lehtë amerikane në bursën e New York-ut për porositë e muajit janar të enjten ka rënë për 8 për qind duke arritur çmimin prej 39.19 dollarë për barel. Ky çmim njëherësh mund të krahasohet me atë të muajit gusht të vitit 2004.
Ndërkaq breti londinez ka rënë për 43 cent duke arritur çmimin prej 45.10 dollar për barel.
Mediat ndërkombëtare kanë vlerësuar se OPEK-u ka dështuar sa i përket vendimit të djeshëm për ulje të prodhimit të naftës me 2.2 milionë barel në ditë ku si qëllim kishte ngritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare. /Telegrafi/