Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Ndërkombëtarët vodhën 400 milionë euro në Kosovë

    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Ndërkombëtarët vodhën 400 milionë euro në Kosovë Empty Ndërkombëtarët vodhën 400 milionë euro në Kosovë

    Post by Fischee Thu Dec 18, 2008 6:35 am

    Ndërkombëtarët vodhën 400 milionë euro në Kosovë


    Ndërkombëtarët vodhën 400 milionë euro në Kosovë F.1218121751111_m

    Dy
    grupe të pavarura hetimore nga Bashkimi Evropian dhe OKB-ja kanë
    zbuluar se në Kosovë janë vjedhur mbi 400 milionë euro. Raporti i
    fshehtë është siguruar nga gazeta gjermane “Die Welt”. Sipas këtij
    raporti paratë e tatimpaguesve evropiane janë vjedhur, sidomos nga
    ndërkombëtarët. Paratë kanë pasur si destinacion sektorin e
    Energjetikës.
    Një grup i përbashkët hetimor nga Autoriteti i BE-së
    kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të
    Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50
    raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash.
    Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet ne
    raportin e fshehte të këtij grupi hetimor. Në 27 raste janë konstatuar
    parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të
    Bashkuara.
    2, 3 miliardë euro të tatimpaguesve evropianë janë derdhur në
    rindërtimin e Kosovës që nga viti 1999. Kjo do të thotë se BE-ja në
    Kosovë ka investuar më shumë para se në çdo vend tjetër, jashtë
    Bashkimit Evropian. Deri në vitin 2011 BE do të derdhë në Kosovë edhe
    një miliardë euro të tjera.
    Dy raporte të pavarura, një i BE-së dhe tjetri i
    OKB-së paralajmërojnë se korrupsioni dhe mashtrimi në Kosovë janë
    përditshmëri. Sipas këtyre raporteve një pjesë e madhe e parave ka
    humbur kanaleve të errëta.
    “OKB ka lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të
    tatimpaguesve nga vende të BE-së janë vjedhur pa gjurmë, kurse fajtorët
    shëtisin të lirë", citon Die Welt zëdhënësen e Komisionit për
    Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle.
    Sipas raportit, keqpërdorim dhe vjedhje janë bërë edhe gjatë
    rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës. Manipulimet
    janë bërë kryesisht gjatë shpalljes se tenderëve.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:49 pm