Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Nafta, 49 dollarë për fuçi

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Nafta, 49 dollarë për fuçi Empty Nafta, 49 dollarë për fuçi

    Post by FooSe Tue Dec 16, 2008 2:44 am

    Në pritje të një vendimi nga ana Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, OPEK gjatë takimit që pritet të mbahet pas dy ditësh, çmimi i naftës në bursat botërore të hënën gjatë mesidtës ka arritur në 49 dollar për barel.

    Nafta e lehtë amerikane për porositë e muajit janar është shtrenjtuar për 2.47 dollarë duke shkuar në 48.75 dollarë për barel.

    Ndërkaq brenti londinez është shtrenjtuar për 2.06 dollarë duke arritur në 48.47 dollarë për barel.

    Ndryshe gjatë mbledhjes së veçantë të datës 17 dhjetor (të mërkurën), vendet anëtare të OPEK-ut, pritet të marrim vendim për reduktimin e furnizimit të tregut me këtë produkt, në përpjekje për të ndaluar rënien e vazhdueshëm të çmimit.

    OPEK-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venecuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë. Pas reduktimit të prodhimit për 1.5 milionë fuçi në ditë kuota e tanishme për prodhim të naftës nga OPEK-u shënon 28,8 milion barel në ditë. Reduktimi nga ana e OPEK-ut ne mbledhjen e së mërkurës do të bëhet për 1.5 deri 2 milionë fuçi në ditë.

    Çmimi i naftës ka vazhduar rënie mjaft të madhe, që nga koha kur arriti rekordin e ngritjes në 147 dollarë për një fuçi në muajin korrik. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:38 am