Pakoja klimatike-energjetike, Marrëveshja e Lisbonës, si dhe pasojat nga kriza ekonomike, janë pjesë e temave për të cilat liderët e Bashkimit Evropian (BE), sot dhe nesër do të debatojnë në Bruksel.
Liderët e BE-së pritet të miratojnë 260 miliardë dollarë për të nxitur ekonominë evropiane. Polonia i prinë vendeve të cilat lobojnë për uljen e shpenzimeve për ndryshimet klimatike duke argumentuar se ato janë mjaft të kushtueshme tash për tash.
Kryetari i Komisionit Evropian Hose Manuel Baroso ka thënë se Evropa do të bënte gabim real nëse do të dobësonte pozicionin në luftën kundër ngrohjes globale.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të ketë vendime që do të rrezikojnë vendet e punës ose investimet në Gjermani.