Një qytetar i rëndomtë i Maqedonisë, gjatë periudhës korrik-shtator, mund të dispononte vetëm me rreth një të katërtën e rrogës, nëse paraprakisht i ka pastruar shpenzimet themelore për ushqim dhe pije.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në kuartalin e tretë, një amvisëri katëranëtarëshe ka qenë në gjendje që me një rrogë mesatare neto ta mbushë shportën mujore konsumatore për ushqim dhe pije.
Shikuar sipas muajve, rroga mesatare për një punëtor në korrik ka qenë 15.808 denarë, me ç`rast shpenzimet për ushqim dhe pije janë më të ulëta nga rroga mesatare neto për 3 774 denarë, që paraqet 23,9 për qind.
Pas pastrimit të shpenzimeve për ushqim dhe pije në gusht prej 11.957 denarëve për plotësimin e nevojave tjera kanë mbetur 3 863 denarë, gjegjësisht 24,4 për qind.
Gjendja më e volitshme ka qenë në shtator, kur nga rroga mesatare neto mbetnin 4.984 denarë, gjegjësisht 29,5 për qind, përderisa për shportën konsumatore kanë shkuar 11.900 denarë.
Rroga mesatare neto e paguar në muajin shtator, i cili ka pasur 22 ditë pune, arrinte 16.884 denarë. Me orar mesatar të punës prej 7 orëve, fitimi ditor arrin 767.45 denarë, ora 109.64 denarë dhe llogaritur në minuta, 1.83 denarë.