Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Edhe gjatë 2009-s do ketë rënie të kërkesës së naftës

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Edhe gjatë 2009-s do ketë rënie të kërkesës së naftës Empty Edhe gjatë 2009-s do ketë rënie të kërkesës së naftës

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:58 pm

    Shpenzimi global i naftës sikurse gjatë këtij vitit edhe vitin e ardhshëm, do të shënojë trend të uljes. Kjo si pasojë e ngadalësimit të rritjes të bruto prodhimeve vendore shteteve në gjithë botën, njoftoi Drejtoria amerikane për informim të sektorit energjetik (EIA).

    Po që se realizohen parashikimet e EIA-s atëherë ky do të jetë rasti i parë pas 25 vitesh,ku shpenzimi global i naftës të shënojë ulje dy vite me radhë. Herën e fundit rasti i tillë është shënuar në vitin 1983.

    EIA parasheh se, deri në fund të këtij viti shpenzimi ditor i naftës do të zvogëlohet për 50 mijë barelë, ndërsa në vitin 2009 ajo do të ulet për 45 mijë barelë në ditë.

    Parashikimet e këtilla Drejtoria i bazon në parashikimin se rritja mesatare e BPV-së në vitin 2009 në nivel global do të arrijë vetëm 0,5 për qind, që është shumë më pak në krahasim me këtë vit, kur ajo rritje arrin 2,7 për qind.

    "Aktualisht ngadalësimi i ekonomisë globale, sipas parashikimeve të tanishme, do të jetë më serioz dhe më afatgjatë, që do të shpie deri në uljen e mëtutjeshme të shpenzimit botëror dhe uljen e mëtutjeshme të çmimeve të naftës dhe produkteve të saj", vlerëson EIA.

    Sipas Drejtorisë, çmimi mesatar i naftës vitin e ardhshëm do të arrijë 51 dollarë për barel. Për momentin nafta e bursave botërore kushton afër 43 dollarë për barel, që është për mbi 70 për qind çmim më i ulët nga ai rekord prej mbi 147 dollarë për barel të realizuar në korrik të këtij viti.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:02 am