Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Gjykatat, KEK-u, Prokuroria…, prijnë me korrupsion

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Gjykatat, KEK-u, Prokuroria…, prijnë me korrupsion Empty Gjykatat, KEK-u, Prokuroria…, prijnë me korrupsion

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:54 pm

    Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, UNDP- ka publikuar një raport me përceptimet e qytetarëve sipas të cilëve Gjykatat, KEK-u, Prokuroria, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe qeveria janë më të infektuarat me korrupsion.

    Sipas anketës 70-90 për qind e të anketuarve të UNDP-së theksojnë se niveli i korrupsionit i institucioneve të është më i madh se ai mesatar dhe është i përgatitur nga Instituti “Riinvest” me 1.297 të anketuar.

    Sa i përket anës furnizuese të korrupsionit, rreth 20% janë deklaruar se nuk do të hezitonin të paguanin kërkesën e ryshfetit, rreth 35% nuk do të paguanin ryshfetin nëse do të kishin ndonjë alternativë tjetër, përderisa më pak se 40% e të anketuarve do të refuzonin që të paguanin ryshfet, në çfarëdo rrethane.

    Edhe pse thuhet se qëndrimi i shoqërisë kosovare kundër korrupsionit është mprehur paksa përgjatë viteve të fundit, ende ka hapësirë për ngritjen e vetëdijes për të përforcuar mos tolerancën kundër korrupsionit.

    Mesatarisht për afro 74% e të anketuarve është e papranueshme që zyrtari publik të pranojë një ftesë për drekë/darkë gratis, një favor, dhuratë apo para të gatshme për të zgjedhur problemin e dikujt si shkëmbim.

    Të anketuarit pohojnë se Qeveria e Kosovës duhet t’i drejtojë përpjekjet dhe veprimet kundër korrupsionit duke e konsideruar atë si institucionin më të lartë përgjegjës në këtë aspekt, e cila pasohet nga Kuvendi i Kosovës dhe Agjencia kundër korrupsionit. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:06 am