Ekonomia botërore duke iu falënderuar masave të ndërmarura "pak u largua nga katastrofa financiare", gjegjësisht nga dështimi i sistemit finaciar global, që mund të llogaritet si "lajm i mirë" kur bëhet fjalë për situatën në luftën kundër krizës financiare, vlerësoi ekonomisti kryesor i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) Olivie Blanshar.
"Lajmi i keq është ajo që kriza ka filluar të tregojë ndikim më të madh dhe më të thellë mbi ekonominë reale", paralajmëroi Blanshar dhe shtoi se si rezultat i kësaj, FMN-ja tani "nuk është shumë e sigurtë" as në parashikimet e saj të fundit sipas të cilave përmirësimi i rritjes ekonomike në vendet e zhvilluara është pritur deri në vitin 2010.
Sipas tij, nga një anë është e patjetërsueshme ruajtja e stabilitetit të sistemit bankar-financiar, ndërsa nga ana tjetër "nxitja e harxhimeve, kufizimi i rënies së prodhueshmërisë dhe kthimi i besimit".
"Si në shumë vende, veçanërisht në SHBA dhe Japoni mundësitë e për ndikimin e situatës me ndihmën e politikës kreditore-monetare praktikisht janë harxhuar, në plan të parë dalin masat finaciare-buxhetore, tha Blanshar.
Duke u ndalur në atë se çka do të ndodh "pas krizës", ai parasheh se qeveritë e më shumë vendeve duhet të punojnë në borxhet e zmadhuara. Përveç kësaj, sipas tij, në "disa vende" do të vijë deri tek "konsolidimi i rëndësishëm i sektorit finaciar" në të cilin do të paraqitet "prezenca e madhe e shteteve", por nuk theksoi cilat janë ato shtete.
Blanshar bëri përpjekje për reformimin e sistemit ndërkombëtar të rregullimit financiar dhe mbikqyrjes në frymën e rekomandimeve jo të largëta "njëzetëshes së madhe" dhe shtoi se FMN-ja është e përgatitur t'i zgjedh detyrat të cilat qëndrojnë para saj, nëse fiton "madje pak mjete finaciare".