Me dimrin janë rikthyer edhe kërcënimet e Moskës për gazin. Pas konfliktit të radhës me Ukrainën lidhur me këtë çështje, kryeministri Vladimir Putin ka kërcënuar me mbylljen e rubinetave, që rrezikojnë të krijojnë sërish kaos dhe frike në Evropë.
Kievi duhet t'i paguajë Rusisë faturën prej 2.4 miliardë dollarësh, kur në fakt është gjunjëzuar nga kriza financiare.
E megjithëse po përpiqet të paguajë shumën, Ukraina kërkon t'i rezistojë me shumë forcë rritjes së çmimit.
"Kievit i ka ikur mendja! Shkoni një herë në Gjermani dhe kërkoni një mercedes falas,shihni çfarë përgjigje do të merrni", u shpreh kryeministri Putin.
Megjithatë, Putin tha se do të informojë kolegët evropianë përpara se të hedhë hapa.