Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    "Sitigrup" parashikon rënie të mëtejshme të vlerës së euros

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    "Sitigrup" parashikon rënie të mëtejshme të vlerës së euros Empty "Sitigrup" parashikon rënie të mëtejshme të vlerës së euros

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:26 pm

    Zvogëlimi i pritur i kamatës bazë të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) nuk do ta pengojë as në mënyrë afatshkurte, as në mënyrë afatmesme, rënien e mëtejshme të vlerës së euros krahasuar me dollarin dhe valutat tjera më të fuqishme, vlerësojnë ekspertë të "Situgrup"-it amerikan.

    Euroja në tre muajit e fundit u dobësua në krahasim me dollarin për rreth 12,5 për qind dhe për momentin në bazën indikative devizore në Londër kushton afërsisht 1.2650 dollarë.

    Maksimumin historik krahasuar me dollarin amerikan, euroja e kishte në prill, kur në bursën e Londrës vlente mbi 1,61 dollarë, por verës menjëherë filloi të dobësohet, posaçërisht prej se kriza financiare nga SHBA-ja u "derdh" në Evropën Perëndimore.

    BQE-ja, siç parashikojnë ekonomistët, nesër duhet ta zvogëlojë shkallën kamatore referente bazë për 50 për qind pikë, në 2,75 për qind.

    Ekspertët e "Sitigrup"-it megjithatë parashikuan se BQE-ja ndoshta do të përcaktohet për zvogëlim akoma më të madh të kamatës bazë, prej 0,75 për qind, për shkak se, siç theksojnë, në kushte të rënies së mirëbesimit afarist, në rritje të papunësisë dhe zvogëlimit të inflacionit në zonën e euros, të domosdoshme janë "masa më vendimtare"

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:31 pm