Ka përfunduar beteja ligjore në të cilën MySpace, bashkësia më e popullarizuar online, për shkak të porosive të padëshirueshme (spam) ka paditur të vetëshpallurin Mbret i spamit ? Sanford Wallace.
Siç paraqitet, dënimi me vlerë prej 230 milionë dollarësh është më i madhi i caktuar në ndonjë rast kundër spamerëve, mirëpo në intervistë dhënë për Associated Press, Hemanshu Nigam, drejtor i MySpace përgjegjës për siguri, thekson se, 'edhe nëse kompania ndoshta kurrë nuk do të arrijë të paguajë dënimin e dhënë, e rëndësishme është vet porosia që me këtë vendim u është dërguar spamerëve tjerë?.
Beteja ligjore e MySpace kundër Sanford Wallace ka filluar në muajin mars të vitit të kaluar, kur edhe është ngritur padia sipas së cilës Mbreti i spamit dhe bashkëpunëtori i tij Walter Rines kanë dërguar 730.000 porosi të padëshirueshme shfrytëzuesve tjerë të këtij shërbimi, duke promovuar produkte të ndryshme.
Titullin Mbret i spamit Wallace e ka ?fituar? gjatë viteve të 90-ta kur nëpërmes kompanisë së tij Cyber Promotions kur brenda ditës u ka dërguar rreth 30 milionë porosi të padëshirueshme shfrytëzuesve të internetit.