BMW dëshiron që të harrojmë çeqet, kartelat e kreditit dhe paratë e thata si mënyrë të pagesës dhe për këtë qëllim të vëmë në funksion çelësin e automjetit të tyre.
BMW dhe gjiganti elektronik Philips kanë paraqitur prototipin e çelësit të parë në botë multi-funksional të automjetit.
Kartela e mençur (smart) gjendet në brendësi të çelësit dhe ajo pronarit, nëpërmes lexuesit me sensorë, i mundëson pagesën e gjërave të nevojshme, karburantit dhe pagesave për rrugë. Kodimet kulminante e mbrojnë pronarin nga vjedhja e të dhënave personale.
Tani për tani nuk dihet se kur BMW do të lansojë në formë komerciale këtë çelës, mirëpo ajo që dihet është se, së paku në fillim, atë do të mund ta marrin blerësit e automjeteve prestigjioze të prodhuesit bavarez.