Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Gramatika

    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:23 pm

    Emri

    Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira;
    Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

    Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.

    Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i
    vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri
    ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura,
    i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit,
    të ngrënit.

    Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm
    Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm.
    Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të
    njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte:
    miqësi, lumturi, larje, fshirje.

    Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të
    vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë,
    Naim, etj.

    Janë të përveçëm:
    -Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj
    Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre
    Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

    -Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro;
    -Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të
    qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të
    deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli,
    (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu;

    -Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës;
    -Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca,
    Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i
    Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë.

    -Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: "Lahuta e malësisë",
    "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime
    filologjike".

    Emrat e përveçëm zakonisht përdoren në trajtën e shquar:
    Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në qendër të Tiranës është
    sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka
    Kombëtare.

    Të gjithë emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë të madhe:
    -emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
    -emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja, Laroja, Baloshi;
    -emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

    -emërtimet gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia e Madhe;
    -emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar;
    -emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
    -emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

    -titujt e librave, të gazetave, të emrave të rrugëve dhe firmave vihen
    në thonjëza dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe:
    "Gazeta shqiptare", "Dëshmorët e lirisë", por rruga "Naim Frashëri",
    sheshi "Fan Noli".

    Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar
    jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një
    krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
    Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit)
    Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
    Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj.

    Emrat e përveçëm të njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas
    shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga janë marrë: Shekspir, Bethoven,
    Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë,
    Versajë etj.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:23 pm

    Gjinia e Emrave

    1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet
    morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës
    emërore të njëjësit:
    Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i (gjumë),
    zog-u, dhè-u etj.;

    Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm).

    Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga
    seksi i personit përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola,
    Koço-Koçoja janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë sipas lakimit të
    emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janë
    emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë.
    Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që
    shënojnë frymorë të seksit mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit
    të emrave femërorë, i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra
    mashkullorë të lakimit të tretë).

    Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm, të përveçëm e të përgjithshëm, shprehet sintaktikisht:
    Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra,
    vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola është
    punëtor i dalluar; Nermini është punëtore e dalluar; axha im; daja i
    vogël etj.

    2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si
    asnjëanës dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t,
    p.sh,: drithë-t, gjalpë-t etj. Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër
    dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të
    sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e
    shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e
    shquar të emërores me mbaresën -in.
    Emrat në fjalë janë:
    ballë - balli - ballin
    brumë - brumi - brumin
    djathë - djathi - djathin
    drithë - drithi - drithin
    dyllë - dylli - dyllin
    dhallë - dhalli - dhallin
    dhjamë - dhjami - dhjamin
    grurë - gruri - grurin
    gjalpë - gjalpi - gjalpin
    lesh - leshi - leshin
    miell - mielli - miellin
    mish - mishi - mishin
    mjaltë - mjalti - mjaltin
    ujë - uji - ujin
    vaj - vaji - vajin

    trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare
    për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të
    karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren
    gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtë,
    ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë, p.sh.: ujët (në kuptimin
    "ujët e hollë„ ), dhjamët (në mjeksi, p.sh.: operoi dhjamët).

    Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose
    kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me
    mbaresën -t, p.sh.: më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin
    "kryetar, i parë„ ose "kapitull" (libri) është kurdoherë mashkullor dhe
    e formon trajtën e shquar me mbaresën -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i
    tretë etj.

    3- Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si
    mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende keshtu nëpër të folme
    të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore,
    p.sh.:
    borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (për këtë arsye duhet
    thënë faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderës, falemnderës),
    pyll-i, qiell-i, shëndet-i, turp-i etj.;
    Po kështu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.

    Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera,
    problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës
    së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë" është i gjinisë
    femërore: furra (dhe jo furri).
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:23 pm

    Shumësi i Emrave Mashkullorë

    Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.
    Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë mbaresash. Nga këto më
    të përdorshmet janë: -ë, -a, -e, p.sh.: anëtarë, grurë, lekë, shoferë,
    etj.; dema, fusha, kodra, pëllumba, vegla etj.; aksione, fise, kombe,
    shtete, etj.
    Një vend të rëndësishëm ndër mjetet e formimit të shumësit zënë edhe
    mbaresat -nj e -ra, p.sh.: arinj, mullinj, penj, heronj, ftonj, etj.;
    dhjamëra, fshatra, mallra, ujëra etj.
    Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën e
    njëjësit, p.sh.: një nxënës-shumë nxënës, një mësues-shumë mësues, një
    ditë-shumë ditë, një kala-shumë kala, një ide-shumë ide, një
    shtëpi-shumë shtëpi, një lagje-shumë lagje, një depo-shumë depo etj.
    Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrime
    tingujsh në temën e tyre. Ndërrimet kryesore janë: a>e, e>i,
    k>q, g>gj, ll>nj, r>j.
    Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë, p.sh.: breg-brigje, rrezik-rreziqe, kunat-kunetër, etj;
    kurse të tjerët nuk marrin mbaresë: dash-desh, mik-miq, plak-pleq, kungull-kunguj, bir-bij etj.

    Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të
    mëparshme, për disa tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar
    nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh.: oficera
    e oficerë, xhepa e xhepe, nxënës (trajtë pa mbaresë) e nxënësa, dardhë,
    gjurmë (trajta pa mbaresa) e dardha, gjurma etj. Në këto raste
    zakonisht, vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme
    letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative dhe duhet mënjanuar
    nga përdorimi letrar.

    SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË

    5- E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:
    -ac: kupacë, përtacë, tullacë etj.;
    -aç: gungaçë, gjembaçë, kulaçë, trazovaçë, (por ilaç-ilaçe)
    -af: çarçafë, fotografë, paragrafë, etj.;
    -ak: binjakë, fshatarakë, fusharakë, kapakë, rosakë, ushtarakë, etj.;
    -aq: hutaqë, shkataraqë, etj.;
    -ash: balashë, gjumashë, larashë, etj.;
    -eç: gjyveçë, kryeneçë etj.;
    -ek: byrekë, direkë, dyfekë, dyshekë, fishekë, hendekë, lejlekë, mjekë etj;
    -en: hostenë, kapitenë, legenë, sejmenë, sergjenë, etj. (bëjnë përjashtim: beden-bedena, liqen-liqene)
    -ik: akademikë, calikë, diabetikë, historikë, ibrikë, klerikë, romantikë, zhapikëetj. (por: armik-armiq)
    -in: beduinë, kofinë, latinë, pinguinë, qefinëetj.;
    -ist: aksionistë, aktivistë, artistë, ballistë, futbollistë, çiklistë, kapitalistë, specialistë, sportistë, turistë, etj.;
    -ok: maçokë, malokë, misërokë, patokë, shokëetj.;
    -or: agresorë, ambasadorë, banorë, dëshmorë, fjalorë, frymorë, profesorë, punëtorë, traktorë, vaporë etj.
    (por: auditor-auditore, kor-kore, korridor-korridore);
    -osh: baloshë, barkorë, mjekrorë, trimorë, etj. (bëjnë përjashtim: kosh-kosha, djalosh-djelmosha);
    -ot: despotë, himarjotë, patriotë, suljotë etj. (bën përjashtim lot, që
    e ka shumësin njësoj si njëjësin, por në trajtën e shquar lot-ët);
    -tar: çlirimtar, këngëtarë, lojtarë, luftëtarë, shkrimtarëetj.;
    -tor: fajtorë, konsumatorë, kultivatorë, muratorë, punëtorë etj.;
    -uk: bishtukë, kopukë etj.

    Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë, edhe në rast se
    përdoren si mbiemra në gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë,
    shkrimtarë romantikë, nxënës punëtorë etj.
    E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e
    tjerë të panyjshëm mashkullorë, që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.
    dredharakë, artistikë, çamarrokë etj. (Fundore quhet tingulli ose
    tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar klasifikues a
    karakterizues i saj).

    6- E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me :
    -(i)an: aeroplanë, evropianë, fazanë, filxhanë, fizikanë, gjerdanë,
    jargavanë, jorganë, havanë, hidroplanë, historianë, kazanë, luanë,
    matematikanë, partizanë, politikanë, republikanë, sahanë, shandanë,
    shejtanë, timpanë, tiganë, tiranë, etj.;
    -ar: barbarë, detarë, fshatarë, hambarë, kalendarë, këpucarë, korçarë, skenarë, ushtarë, etj.;
    -ec: dordolecë, guralecë, memecë, mistrecë, pijanecëetj.;
    -er: berberë, fenerë, frigoriferë, kaloriferë, oficerë, shoferë etj.;
    -ir: Ilirë, vampirë, zinxhirë etj.;
    -ol: gogolë, kaqolë, etj.;
    -on: bidonë, timonë, vagonë etj.;
    -un: bastunë, majmunë, pirunë, sapunë, spiunë etj.

    Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë
    që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.: djalosharë, grindavecë,
    barkalecë etj.

    Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk
    e formojnë shumësin me mbaresën -ë po me -a ose me -e. Më poshtë po
    shënojmë më të përdorshmit prej tyre.
    Me mbaresën -a:
    -an: mana, patëllxhana;
    -ec: bishtaleca, karkaleca, kastraveca, keca, speca;
    -on: gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona (dhe të gjitha fjalët
    e huaja të përbëra, që kanë si gjymtyrë të dytë -fon), kupona, napolona;
    -ol: gola, stola;
    -un: çuna, zhguna.

    Me mbaresën -e:
    -an: divane, duhane, dyqane, hane, karvane, mejdane, oqeane, organe,
    plane, stane, tavane, vullkane (të gjithë emrat me -an që e formojnë
    shumësin me mbaresat -a ose -e, nuk shënojnë frymorë.
    -ar: honorare, orare, pazare, qilare, seminare, tipare, thesare, visare, zare etj.
    -ec: kotece;
    -er: dikastere, karaktere, mermere, mindere, mistere, etj.;
    -ir: hire, manastire, panaire;
    -on: ballkone, ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kone, protone, sallone, shabllone, zakone;
    -un: kanune.

    7- Emrat që dalin me -al, -ant, -at, -az, -el, -ent, -ez, -id, -it, -ont,
    si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -e (ndonjëherë me -a), kur nuk shënojnë frymorë:

    -al à -ë admiralë, gjeneralë, intelektualë, vandalë, vasalë etj.;
    -al à -e centrale, festivale, ideale, kanale, karnavale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale, etj.
    (por: kuintalë)

    -ant à -ë aspirantë, elefantë, diversantë, gjigantë, kursantë, maturantë etj.;
    -ant à -e diamante, restorantë, variantë etj.;

    -at à -ë argatë, delegantë, diplomantë, kroantë, labeantë, vlonjantë etj. (kunatë - kunetër)
    -at à -e agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kate,
    kombinate, pallate, silikate, shpate etj. (por: shtrat - shtretër)

    -az à -ë matrapazë, xhambazë etj.;
    -az à -e kafaze, pullaze etj.;

    -el à -ë dembelë, kriminelë, teveqelë etj. (por: harabela);
    -el à -e akuarele, duele, hotele, pastele, tunele, zabele, etj.;
    -el à -a bela, çengela, gjela, tegela etj.;

    -ent à -ë agjentë, asistentë, docentë, elementë, klientë, studentë etj.;
    -ent à -e aksidente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente,
    elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, komente,
    kontinente, etj. ;

    -et à -ë atletë, dasaretë-t, deputetë, etj. (por personalitete);
    -et à -e dete, fakultete, marifete, qytete, shtete, tërmete, etj. (por magnetë, planetë);

    -ez à -ë berlinezë, borgjezë, kinezë, vietnamezë etj
    -ez à -e qymeze, trapeze etj. (por: breza);

    -id à -ë heraklidë-t, invalidë etj.;
    -id à -e hibride, okside, romboide etj.;

    -ier - jer à -ë artiljerë, aventurierë, brigadierë, infermierë, inxhinierë, karrocierë, magazinierë, portierëetj.;
    -ier - jer à -e kantiere, kuartiere etj.;

    -it à -ë gjirokastritë, komitë, parazitë, petritë etj.;
    -it à -e boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite,
    etj. (por: satelitë, shirita);

    -ont à -ë kontë, rinocerontë, etj.;
    -ont à -e fronte, horizonte etj.;

    Emrat që mbarojnë me -il, -oz, e formojnë shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -a, kur nuk shënojnë frymorë:

    -il à - ë civilë, katilë, kopilë;
    -il à -a fitila, kandila, karafila, trëndafila etj. (por: idile)

    -oz à -ë bajlozë, karagjozë, marangozë, tifozë etj.;
    -oz à -a kavanoza, mitraloza, rrogoza, etj. (por : lloze)

    Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në
    këtë paragraf e formojnë shumësin me mbaresën -ë, idealë, normalë,
    italianë, injorantë, dembelë, kriminelë, tekanjozë, vitaminozë etj.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:24 pm

    Mbiemra

    Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie
    ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane).
    Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

    - përshtatje në gjini :
    mjeku i ri
    mjekja e re

    - përshtatje në numër :
    mjekët e rinj
    mjeket e reja

    - përshtatje në rasë :
    mjeku i ri
    i mjekut të ri
    mjekun e ri
    mjekja e re
    e mjekes së re
    mjeken e re

    Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
    Mbiemra të nyjshëm janë:
    - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
    - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
    - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
    - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

    Mbiemra të panyjshëm janë :
    - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
    - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or,
    -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
    - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja
    ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
    - të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:24 pm

    Folje

    Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.

    Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë
    dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur
    themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon
    mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën
    mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se
    macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle).
    Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.

    FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
    Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
    Beni çdo ditë lexon gazetën.
    Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
    Blerta çdo ditë vadit lulet.
    Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
    Iliri i hipi kalit.
    Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe
    një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje
    kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
    Ia dhashë librin Zanës.
    Ia afrova Zanës tufën e luleve.

    Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
    Agroni ecte i shqetësuar.
    Dje fjeta gjithë ditën.

    Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të
    gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.

    FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
    Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore :

    Forma veprore: laj, fshij, thaj
    Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem


    Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
    kurse
    joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet
    veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron
    dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:26 pm

    Kohët e Foljeve


    Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja.

    E tashmja tregon diçka që bëhet tani.
    Fryn erë dhe bie shi.

    E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e
    kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e
    kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të
    caktuar të së shkuarës:
    Frynte erë dhe binte shi.
    Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.

    E ardhmja ka dy kohë të ardhmen
    dhe të ardhmen e përparme.
    E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen:
    Do të bjerë shi.
    E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen:
    Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat.

    Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.

    Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.

    Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera,
    e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa që
    i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e

    Kohët e përbëra janë:
    e kryera ( kam mësuar ),
    më se e kryera ( kisha mësuar ),
    e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ),
    e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ).
    Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:27 pm

    Mënyrat e Foljeve


    Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:
    - si diçka e realizuar : Ne punuam.
    - si diçka e dëshirueshme, e pritshme: Të punojmë apo të mos punojmë.
    - si urdhër: Punoni!
    - si habi: Punuakan!

    Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këta kuptime quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra:
    dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.

    Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:
    Iliri po mëson.
    Iliri nuk po mëson.
    A po mëson Iliri ?

    Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë
    Po të punosh do të fitosh.

    Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:
    Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.

    Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi:
    Sa qënka rritur !
    Ju mësokeni shumë !

    Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:
    Shkofsh e ardhsh shëndosh !
    U bëfsh njëqind vjeç !
    Të raftë pika !

    Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:
    Punoni më mirë.
    Mësoni më shumë.

    Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja
    kanë forma të veçanta për kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.

    Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as kohë as vetë as numër.
    Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja:
    - pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;
    Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr
    pjesores prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,: punua(r) - punua, bler(ë)-
    ble(rë), gjet(ur) - gjet
    thën(ë) - thën.
    - paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;
    - përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;
    - mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar, pa marrë etj.;

    Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej
    folësit në mënyra të ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:29 pm

    Vetat dhe Numrat e Foljeve

    Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin
    (unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):

    Veta I njëjës: unë punoj
    Veta II njëjës ti punon
    Veta III njëjës ai punon
    Veta I shumës: ne punojmë
    Veta II shumës: ju punoni
    Veta III shumës: ato punojnë

    Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një
    ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:
    Unë punoj (Veta I njëjës)
    Ne punojmë (Veta I shumës)
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:29 pm

    Përemri

    Përemra quhen fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave:
    Në strehën e shtëpisë dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë.
    Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë.
    Vjollca i do shumë dallëndyshet.
    Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar.

    Përemrat janë shtatë llojesh :
    - vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

    - vetvetorë: vetja, vetvehtja;

    - dëftorë: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, i
    tillë, e tillë, të tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e
    atillë të atillë, të atilla;

    - pronorë:
    Veta I. im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona,
    Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
    Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

    - lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka, ç, çfarë, kush, sa,

    - pyetës: kush, cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa, i sati, (me, për, nga) se;

    - të pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurkush;
    një, ndonjë, njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili,
    cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjithë etj.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:32 pm

    Numërori


    Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
    një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra

    Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë
    kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po
    si mbiemra.

    Numërorët përdoren për të treguar :
    - datën, vitin:
    Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.
    - një periudhë të caktuar kohe:-
    Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .
    - përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
    - notat në shkollë :
    Cfarë more sot ? - Dhjetë.
    -në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.

    Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës:
    Erdhën të dhjetat.

    Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
    C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?

    Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
    Pesa te dhjeta hyn dy herë.
    Rrënja katrore e nëntës është treshi.

    Përdoret në ëmërtimin e viteve:
    A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.

    Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

    Numërorët janë :
    - fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
    - fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
    - fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
    - lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

    Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.
    Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem,
    tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
    Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
    Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).
    Sa vajza erdhën ? Të dyja(të trija).
    Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
    Sa djem ishin ? Tre.
    Po vajza sa ishin ? Tri.

    Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës:


    RASA ## Numërori ++ +++ Mashkullore +++ Femërore
    Emërore## dy ++ ++ ++ të dy +++ të dyja
    Gjinore ## i ,e, dyve ++ + i,e,të dyve ++ i,e, të dyjave
    Dhanore ## dyve +++ + të dyve ++ të dyjave
    Kallzore## dy +++ + + të dy ++ të dyja
    Rrjedhore ## dyve +++ ++ të dyve ++ të dyjave
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:32 pm

    Ndajfolja


    Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash
    foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:
    Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.

    Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
    Detyra ishte tepër e vështirë.
    Ata u ngritën shumë herët atë ditë.

    Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
    mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

    NDAJFOLJET E MËNYRËS
    Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
    Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

    Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
    - mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë
    cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm,
    natyrshëm, furishëm, etj.;
    Vjollca flet bukur frëngjisht.

    - menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
    Dritani u ngrit papritur.

    - cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
    Toka duhet punuar thellë.

    - bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që
    kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë
    bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
    Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

    NDAJFOLJET E VENDIT
    Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.

    Ndajfoljet kryesore të vendit janë:
    - afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund,
    gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj,
    që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
    Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).

    - ku, nga:
    Ku po shkon ?
    Nga je edhe pse ke ardhur ?
    Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

    NDAJFOLJET E KOHËS
    Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

    Ndajfoljet kryesore të kohës janë :
    - dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit:
    Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).

    - njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar:
    Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

    NDAJFOLJET E SHKAKUT
    Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
    Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi:
    Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
    Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
    Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për
    këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.

    NDAJFOLJET E SASISË
    Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
    Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
    - shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:
    E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.
    Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

    - fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft,
    pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një
    cilësie.
    Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.

    SHKALLËT E NDAJFOLJEVE
    Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore,
    kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa
    ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj.
    Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato
    fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e
    mbiemrave.

    - Shkalla pohore
    Miri ecën shpejt

    - Shkalla Krahasore
    e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti.
    e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.
    e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.

    - Shkalla sipërore
    Miri ecën shumë shpejt.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:34 pm

    Parafjala


    Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave,
    përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie
    vartësie ndërmjet fjalëve :
    Punoj me lopatë.
    E njoha nga zëri.
    U rreshtuan për tre.
    Ka ardhur një ftesë për ty.
    Beni është i dashur me të gjithë.
    E njohin për mirë.

    Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :
    - të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
    - të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
    - shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

    Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në :
    - parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
    Është nga Tirana.
    U rrëzua nga lodhja.
    Nga darka do të dukemi.
    Është i madh nga trupi.
    Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
    Në krye doli një nga ish të burgosurit.
    Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

    - parafjalë të rasës gjinore : me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
    Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
    Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
    Ju kemi në vend të prindërve.
    Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.

    - parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
    Erdhi vonë në shtëpi.
    U takua me vëllain në Prishtinë.
    Nuk rrihet pa punë.
    Mira u nis dje për Bruksel.
    Më 10 qershor kam ditëlindjen.
    Mos u ul mbi divan.
    U shkau dheu nën këmbë.
    Parisi është një ndër qytetet më të bukura.

    - parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj.
    Ishte prej Durrësi.
    Ndaj tij u morën masa të rrepta.
    E kapi për gryke.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:34 pm

    Lidhëza


    Lidhëzat janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali midis tyre:
    Kur vdiq Skënderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia janë të mijat! Mjerë Evropa, se i humbi shpata dhe mburoja".

    Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat janë:

    - shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si…
    ashtu edhe, jo vetëm… por(edhe), jo vetëm që … por as, le që…
    por(edhe), jo që…po, jo që… po(r) edhe, jo veç (që)… por edhe, jo vetëm
    (që)… por, jo vetëm (që)… por as, jo vetëm (që)… por edhe, jo vetëm
    (që)… porse, le që… por as (që), le që… por edhe;

    - kundërshtore: po, por, kurse, megjithatë, megjithkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.;

    - veçuese: a, apo, ose, daç… daç, ja… ja, ndo… ndo, qoftë… qoftë, ose… ose, o… o;

    - përmbyllëse: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethënë, etj.
    - ftilluese: se, që, në, nëse;

    - vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku,
    që ku, kudo që, ngado që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që
    se, qysh se, sapo që, sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;

    - shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa,
    kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika
    se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.

    - qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;

    - krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.

    - mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;

    - kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;

    - rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;

    - lejore: megjithëse, megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në,
    edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

    Lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha: lidhëza që bashkojnë dy
    gjymtyrë ose dy pjesë që kanë të njëjtën vlerë në fjali (lidhëza
    bashkërenditëse) dhe lidhëza që bashkojnë pjesë më vlera të ndryshme,
    njëra kryesore dhe tjetra e varur (lidhëza nënrenditëse).

    Bashkërenditëse janë lidhëzat shtuese, veçuese, kundërshtore, përmbyllëse.

    Nënrenditëse janë lidhëzat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:35 pm

    Pasthirrmat


    Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për
    të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren për të tërhequr vemendjen e
    dëgjuesëve:
    - O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.

    Ato janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
    Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe
    në pasthirrma urdhërore, që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.

    Pasthirrma emicionale që shprehin:
    - ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;

    - frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

    - habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

    - mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

    - pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

    - nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more),
    moj (ori, mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të keqen
    etj.;

    - përshëndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj:
    faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma,
    mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbeç, ditën e mirë,
    natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.

    Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh
    përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur
    shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje:
    Oh, ç'na gëzove.
    Ua! Paske ardhur!
    A! - thirri e habitur.

    ONOMATOPETË
    Janë fjalë që shërbejnë për të riprodhuar tingujt, zërat, zhurmat,
    britmat. Në dallim nga pasthirrmat ato nuk shërbejnë për të shprehur
    ndjenja:
    Ha, ha, ha qeshte Linda.
    Mjau, mjau bënte macja.
    Ato mund të përfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:35 pm

    Pjesëzat



    Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.
    Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:

    - dëftuese: ja:
    Ja kush erdhi…

    - përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
    Pikërisht ai më ka paditur.

    - përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;
    Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.

    - përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:
    Vetëm të rinjtë punonin.

    - përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
    Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.

    - pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
    A do të shkosh në Prishtinë? Posi.

    - mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
    Nuk e kam takuar.

    - pyetëse: a, ë, e:
    A erdhi motra nga Vlora?

    - dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
    Përse erdhi vallë?
    E keni takuar gjë Mirën?

    - zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.:
    Pa shihni kush na ka ardhur.
    A nuk e shihni se kush na ka ardhur.

    - emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:
    Ja pra kështu ndodhi.
    E pse pa, për një fjalë goje u zumë.

    Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë.
    Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:
    - para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
    - pas: de, dot etj.

    Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës:
    Vallë, kush erdhi?
    Kush erdhi vallë?
    Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?
    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Fischee Thu Nov 27, 2008 2:36 pm

    Shenjat e Pikësimit


    Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(Gramatika Wink, dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .

    Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të
    fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

    Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
    Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
    Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
    Nga na vjen o djalë (?)
    Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e
    veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur ,
    kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
    Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
    Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :
    Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)

    Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

    Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje :
    - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
    Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …
    Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :
    Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
    Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
    Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .
    Pjesët e një fjalie të përbërë
    Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

    Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo
    ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të
    përbërë :
    Ata që më donin , erdhën (;) ata që s'më donin , nuk erdhën .

    Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por
    ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim ,
    një varg shembujsh etj .
    Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
    portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

    Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të
    dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose
    një mendim të ndërshtënë :
    Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .

    Thojëzat dhe vizat .
    Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
    (") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

    Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve ,
    institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
    Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").


    Shkurtimet

    Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara
    sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më
    të përdorshme janë:
    emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj.
    : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike),
    --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me
    shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre;
    emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
    Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për
    shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek.
    (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet
    pikë;
    Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

    Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen
    edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).

    Sponsored content


    Gramatika Empty Re: Gramatika

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:25 pm