Pronarët krenarë të prapanicave më të mira u shpallën francezi Saiba Bombote dhe brabilianja Melani Nunes Fronkoviak.
Sa është e bukur prapanica, të shpeshtën është çështje e shijes. Mirëpo, rreth 40 finalistë të cilët dëshiruan që pikërisht prapanica e tyre të jetë më e mira në vitin 2008, mbrëmë në Paris u detyruan që t’i plotësojnë kriteret e kryetares së jurisë, modeles së njohur Adriana Karambo.
“Duhet të jetë e shtrënguar, të ketë formë të mirë, lëkura duhet të duket e përkryer, por duhet fitojë edhe përshtypjen e përgjithshme – praninë në skenë, energjinë pozitive, përmasat e mira të kandidatit”, thotë kryetarja e Komisionit të jurisë Adriana Karambo.
Kishte shumë finalistë, të cilët i plotësojnë të gjitha këto kritere. Pronarët krenarë të prapanicave zyrtarisht më të mira – dhe të premisë prej 15 mijë eurosh – në fund u shpallën francezi Saiba Bombote dhe brabilianja Melani Nunes Fronkoviak.