Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama është zotuar t'i eliminojë shpenzimet dhe programet e panevojshme të qeverisë.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Obama tha se reformimi i buxhetit është domosdoshmëri, e jo opcion.
"Nëse do t'i bëjmë investimet që duhet, ne gjithashtu do të duhet të jemi të gatshëm t'i heqim shpenzimet e panevojshme. Në këtë kohë sfidash, kur përballemi me rritje të deficitit dhe rënie të ekonomisë, reformimi i buxhetit nuk është opcion. Kjo është domosdoshmëri", tha Obama.
Ai gjithashtu i shpalli emërimet e fundit në ekipin ekonom ik të tij.
Obama emëroi Peter Orszag për drejtor të zyrës së buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, e cila e mbikqyr buxhetin e agjencive federale.
Orszag është ish këshilltar ekonomik në administratën e presidentit Bill Clinton. /rel/