Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Ligjëvënësit i thonë po projektbuxhetit për vitin 2009

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Ligjëvënësit i thonë po projektbuxhetit për vitin 2009 Empty Ligjëvënësit i thonë po projektbuxhetit për vitin 2009

    Post by The End Tue Nov 25, 2008 1:55 pm

    Me shumicë votash në orët e pasditës Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2009, i cili arrin shifrën prej 1 miliardë e 430 milionë euro. Megjithatë para miratimit të tij përfundimtar Komisioni për Buxhet dhe Financa është ngarkuar t’i përgatisë rekomandimet për amendamentimin e këtij projekt buxheti.

    Ndonëse projektbuxheti për vitin e ardhshëm mori mbështetjen e shefave të dy grupeve parlamentare të kualicionit qeverisës, akuzat erdhen nga opozita duke e vlerësuar atë si projekt buxhet të varfërisë dhe se shumë prej shifrave të paraqitura në material janë joreale dhe se një pjesë e madhe e këtij buxheti vjen nga suficiti buxhetor.

    Përfitimet më të mëdha në buxhetin për vitin e ardhshëm do ta ketë Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit të cilës është paraparë ti ndahen 83 milionë euro për asfaltimin e rrugëve të reja dhe renovimin e atyre të vjetrave.

    Gjatë prezantimi të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm kryeministri Hashim Thaçi kishte premtuar se do vazhdohet me ndërtimin e rrugës Prishtinë-Kaçanik, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë dhe projektin madhor Vërmicë-Merdare.

    Rreth 40 milionë euro u janë ndarë Ministrisë së Arsimit për përfimrësimin e infrastrukturës shkollore ndërsa Ministrisë së Shëndetësisë u janë ndarë 66 milionë euro dhe ky sektor është përcaktuar një ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverisë Thaçi.

    Ndërkaq 60 milionë euro tjera janë paraparë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjithashtu edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. /Telegrafi/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:25 pm