Ekrani i ri plazma i kompanisë Panasonic sjell me vete një diagonale të madhe, rezolucion të plotë me definicion të lartë dhe shtojca për reklama.
Ekrani shfaqë rezolucion të plotë HD (1.920 x 1.080 piksela) me nivel të kontrastit prej 40.000 : 1, derisa për kualitetin e fotografisë dhe ngjyrave përkujdeset teknologjia NeoPDP.
Përveç kësaj, ky ekran posedon edhe lidhjen për LAN e cila shërben për kontrollimin dhe udhëheqjen nga largësia, që mund të jetë e dobishme nëse plazma përdoret për qëllime reklamuese apo kombinon më shumë ekrane në një.
Plazma është me trashësi më të vogël se 10 centimetra dhe peshë nën 130 kilogramë, derisa në shitje del në vjeshtë për çmim tani për tani të panjohur.