Eh, ato universitete amerikane, sikur të ishin duke u shtyrë se kush do të bëj ekranin më të madh në botë. Rekorderi i kësaj jave (e nuk dyshojmë se së shpejti dikush do ta largoj nga froni) është University of Austin nga Teksasi.
Sistemi kompjuterik i cili gjendet në këtë universitet ka ekran të përbërë prej 75 ekraneve 30 inç LCD nga kompania Dell. Kur të llogarisim rezolucionin e tyre 2560 x 1600 piksela, fitojmë shifrën prej 307 milionë pikselsh.
Natyrisht, një ekran të tillë nuk e vë në funksion ndonjë kompjuter i dobët, ku sistemi i ka 36 gigabajt memorie të dedikuara për grafikë, por 108 gigabajt të memories janë të memories së sistemit dhe 100 bërthama procesorësh janë të pranishme.