Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij Empty Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 12:57 am

    Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij

    Një amerikan i moshuar musliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentucky së bashku me nipin e tij.
    Çdo mëngjes gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.

    Një ditë nipi e pyeti gjyshin, “Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbyll librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?”
    Gjyshi, me qetësi ndaloj së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtuar nipit, “merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lum me ujë dhe ma sjell prapë”. Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrjedhë nga shporta para se të vinte në shtëpi.

    Gjyshi qeshi dhe i tha, “duhet të ecësh pak
    më shpejtë herën tjetër; e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet”, dhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejtë, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi.
    Me gjysmë frymë i tha gjyshit se ishte e pamundur të barte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë.

    Plaku i tha, “nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet”, dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri. Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte ti tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.
    Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lum dhe vrapoi shpejtë, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët.

    Me gjysmë fryme tha, “E sheh gjysh, është e padobishme”.
    Plaku ia ktheu, “shikoje
    shportën”. Djaloshi shikoj shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.

    Gjyshi iu pergjigj nipit te tij me fjalet :
    “ kështu ndodhë kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona”.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 30
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij Empty Re: Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij

    Post by GOx94 Mon Jun 22, 2009 1:21 am

    ALLAHU te shperbleft me xhente

      Current date/time is Thu Mar 28, 2024 2:43 pm