Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Grindjet në emër të dashurisë

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 29
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Grindjet në emër të dashurisë Empty Grindjet në emër të dashurisë

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 1:16 pm

    Është e sigurt se grindjet me partnerin nuk janë zgjidhje aq e mirë, por studimet tregojnë se ato rrisin jetëgjatësinë e lidhjes. Një histori dashurie nuk do të kishte kuptim, nëse mes çiftit nuk do të kishte grindje. Nuk ka rëndësi nëse ato janë të mëdha apo të vogla, mjafton të etiketohen si zënka, cilado qoftë arsyeja, kjo tregon se të dy duhen vërtet. Shkencëtarët e kanë provuar këtë edhe nga studimet, por një gjë është e sigurt. Nëse nuk ka grindje në çift, lidhja nuk do të zgjasë. Edhe romantikët më të mëdhenj kanë momente kur nevrikosen, edhe femrat më të qeta e nxjerrin në një çast kokën duke ngritur zërin. Psikologët i përcaktojnë këto polemika në çift si një ambicie dominuese, e cila nuk është aspak e keqe, por synon vendosjen në mënyrë të dukshme të rregullave të lojës. Dhe kjo është shumë e dobishme! Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por edhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë. Pra, pa grindje të vogla dhe ndonjëherë edhe të mëdha nuk ka lidhje reale. Një gjë e tillë thjesht është fiziologjikisht e kushtëzuar dhe nuk është mirë që për gjithçka partnerët të kanë mendime të njëjta.

    Teoria e plotësimit

    Ekziston një teori, e cila quhet teoria e plotësimit. Kjo shpjegon gjithë situatën e grindjeve në çift. Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson te fati. Ndonjëherë themi: “Përse duhet të besoj në teori të tilla?” Kjo pyetje e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. ‘Jam e lumtur’, mund të thotë dikush, ‘kam gjetur personin ideal për mua’, ‘kam gjetur zemrën apo shpirtin tim’, ‘jam pranë partnerit të jetës’. Po nëse është kjo e vërtetë, përse gjithë ai dyshim në zemrën tuaj kur debatoni me njëri-tjetrin? Teoria e plotësimit tregon se gjithmonë kur ne grindemi, duam të zbulojmë më shumë nga partneri ynë, të njohim misterin që nuk e kemi zbuluar ende, pse jo edhe të jemi mbi të apo të vërtetojmë dyshimet tona për një mijë e një arsye që na vërtiten në kokë. Këto debate sjellin konstruktivitet të dukshëm. Duke pasur debate në çift, ne plotësojmë te i dashuri ose e dashura atë që mungon, atë që nuk e shfaqim kurrë, epërsisë që duhet të kemi apo të tjerët duhet të kenë për një çështje të caktuar. Në këtë mënyrë vendosen paqësisht rregullat e njohjes dhe mirëkuptimit, që kur të vendosim të hedhim hapin e madh, të jemi të bindur se e njohim njëri-tjetrin që nga gjeneza. Që nga fjala ‘të dua’ deri tek “do ndahemi”, gjithçka është thënë qindra herë gjatë një grindjeje. Kjo është arsyeja që nuk ndaheni, pasi jeni të bindur se mes jush ka një forcë tërheqëse aq të madhe, sa nuk keni forcën për të shkuar menjëherë te ndarja. Në këtë pikë rolin më të madh e kanë pikërisht grindjet dhe zënkat në çift, të cilat kanë forcuar besimin dhe kanë skalitur në mënyrë të dukshme nervat për të mos çuar një histori dashurie deri në pikën e vdekur.

    Pajtimi
    Nëse në hapat e parë të dashurisë as që vihen re defektet e partnerit, me kalimin e kohës bëhet më i vështirë kapërcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave në mënyrë që harmonia në çift të mos prishet. Nga studimet ka dalë se një nga pikat kritike të gjithë kësaj është mënyra se si çiftet i përballojnë zënkat. Nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre. Po cilat janë sjelljet për t’u evituar, që mbartin rrezikun e një ndarjeje? Pa frikë mund të themi, kritika për partnerin, karakterin apo personalitetin e tij. Zakonisht pas zënkave funksionojnë për mrekulli edhe ofertat për t‘u pajtuar. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë mjaft i ashpër, me tentativat për ta riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd. Të gjitha çiftet pa përjashtim zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar “dëmet”. Zakonisht minutat e para të një diskutimi janë gjithmonë ato kur njëri nga të dy personat tregon një problem, ndërsa tjetri i përgjigjet.

    Marrë nga Bluetooth

      Current date/time is Fri Apr 19, 2024 12:41 am