Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi

    Dard1
    Dard1
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 22045
    Age : 30
    Vendodhja : Peja City
    Reputation : 2
    Pikët : 44036
    Registration date : 2009-05-13

    Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi Empty Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi

    Post by Dard1 Sat Oct 03, 2009 2:10 am

    Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi SuperKompjuter
    ORNL (Oak Ridge National Laboratory) ka shpalosur planet për të
    dizajnuar një superkompjuterë të fuqizuar nga gjenerata e ardhshme e
    GPU-ve të Nvidia-së, Fermi. Makina që do të përdoret për tema
    hulumtuese siç është energjia dhe ndryshimi klimatik, pritet të jetë 10
    herë më i fuqishëm sesa superkompjuterët e ditëve të sotme.
    Jeff Nichols nga ORNL shpjegoi se Fermi GPU do të mundësojë
    depërtime “substanciale” shkencore që do të ishin të “pamundura” për tu
    arritur pa teknologjinë e avancuar të GPU-ve nga Nvidia.
    “Kjo do të jetë arkitektura e parë bashkë-përpunuese që Oak Ridge ka
    vendosur për shkencë dhe jemi në ekstrem të emocionuar mbi mundësitë që
    do të krijohen për të zgjidhur sfida të mëdha shkencore” tha Nichols.
    “Me ndihmën e Nvidia, Oak Ridge propozon të krijojë një platformë
    kompjuterike që do të sjellë përpunime kompjuterike “exascale” brenda
    dhjetë viteve të ardhshme”
    Në anën tjetër drejtori shkencor i Nvidia, Billy Daly shprehi deklarata të ngjashme.
    “Dy gjeneratat e para të arkitekturës CUDA GPU na mundësuan të bëjmë
    rrugë reale në hapësirën kompjuterike shkencore, duke sjellë rritje të
    theksuar të performancës përgjatë një spektri të gjerë të
    aplikacioneve” tha Dally. “Arkitektura Fermi është një motor i vërtetë
    i shkencës dhe me përkrahjen e fabrikave nacionale hulumtuese si ORNL,
    mundësitë janë të pafundme”.
    Do të duhej bërë e ditur se ORNL gjithashtu do të formojë një Hybrid
    Multicore Consortium për të përgatitur aplikacione të ndryshme për
    gjeneratat e ardhshme të superkompjuterëve të bazuar në GPU.

      Current date/time is Thu Mar 28, 2024 4:57 am